Pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri turistik në vend, por duket që plazhi i Divjakës do të jetë po i njëjti si vitet e fundit.
Në pjesën më të madhe bregu i detit në këtë plazh është i ndotur. Mbeturina të shumta të sjella nga prurjet e lumenjve, është ajo që të ofron ky bregdet. Një javë më parë ministra të qeverisë erdhën dhe deklaruan se pastruan plazhin e Divjakës, por pamjet flasin vetë. Ndërkohë një fenomen akoma me shqetësues janë mushkonjat dhe harrjet.
Javën e kaluar ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në plazhin e Divjakës ka filluar dezinfektimi për mushkonjat.
Pavarësisht përgjigjes se ministres faktet janë ndryshe, në Divjakë mushkonjat janë shtuar dhe jo pakësuar.