Autoritetet greke kanë goditur një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.
Ky operacion është ndërmarrë në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg marijuanë.
Policia greke ka vënë në pranga drejtuesin dhe pasagjerin, të dy shqiptarë 25 dhe 41 vjeç. Në pranga ka përfunduar edhe dhe pronari i mjetit, një shqiptar 49-vjec.
Sipas policisë greke, shqiptarët dyshohet se janë pjesë e një grupi te organizuar kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar 1650 euro, 2400 lek te reja shqiptare, 3 automjete, 4 celulare.