Dy kunata në Lezhë pas një debati mdisi tyre kanë kaluar në veprime ekstreme duke dhunuar njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve shtetësja M.B, 41-vjeç ka dhunuar me sende të forta kunatën e saj V.P 35-vjeç. Konflikti ka përfunduar në polici, ndërkohë ende nuk bëhen të ditura shkaqet që i kanë dërguar dy kunatat në një veprim të tillë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për shtetasen M.B, vjeç 41, pasi në Tresh, ka goditur me sende të forta kunatën, shtetasen V.P, vjeç 35, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal.