Tiranë/ 16 vjeçari plagoset me armë( detaje)

Hënë, 30 Prill 2018 17:13

Një djalë 16 vjeçar është plagosur me armën e shërbimit të të atit, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në banesën e familjes së efektivit në rrugën “Vaçe Zela” në kryeqytet.

Sipas një komunikate zyrtare të policisë, 16-vjeçari është plagosur aksidentalisht, teksa luante me armën e shërbimit të të atit.

“Në rrugën “Vaçe Zela”, në banesë, duke luajtur me armën e shërbimit të të atit, është vetëplagosur nga pakujdesia fëmija i tij i mitur 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për ngjarje aksidentale, shtuan të njëjtat burime.

Login to post comments