Sezoni turistik në vendin tonë ka nisur. Qindra pushues, jo vetëm shqiptarë, por edhe kosovarë apo të huaj, i janë drejtuar bregdetit shqiptar për tu relaksuar. Por edhe këtë herë qeveria ka menduar t’ua kujtojë shqiptarëve se kush e qeveris këtë vend.
Kështu një video e dërguar në redaksinë e Dritare.net ka treguar qartë mënyrën me të cilën qeveria shqiptare po pret pushuesit këtë vit.
Në video vihet re sesi punimet për një tjeër pallat që po ndërtohet në bregdetin e Sarandës, kanë shqetësuar banorët.
Zhurmat e tmerrshme po i përzënë turistët nga Saranda, duke i detyruar te ikin para kohe në Korfuz.
Personi që dërgon video në dritare.net, shkruan : “Eshte xhiruar sot ne Sarande. Po punohet per nje pallat me themele ne det, e 8 kate ne mal. Lere abuzimin me lejen, që nuk dihet si eshte marre,
po këta të heqin mendjen me zhurmë e përzënë turistet nga Kanali Cukes, deri ketu. Na larguan pushuesit. Tundet dheu, nuk kane asnje limit.
Këtej pastrojnë plazhet në dukje, dhe këtej ia rrasin me matrapikë që na ngjan vetja, si në Siri.”,-shkruhet ndër të tjera në denoncim.
Në vend që qeveria të ndërmarrë masa dhe hapa që ky sezon turistik të tërheqë sa më shumë turistë, po kujdeset t’i përzërë pushuesit, të cilët praktikisht i japin një “dorë të mirë” ekonomisë.