Përmbytjet dhe neglizhenca e qeverisë/ Bie prodhimi bujqësor në Fier

Hënë, 30 Prill 2018 17:44

Përmbytjet e fillimvitit kanë dhënë efekte direkte negative në rënien e prodhimit bujqësor në qarkun e Fierit.

Eksportet dhe prodhimi bujqësor në qarkun e Fierit për tre mujorin e parë të vitit ka shënuar rënie me 2 mijë tonë në krahasim me të njëjtën periudhë  të vitit të kaluar.

Muhamet Baboci, përgjegjës i shërbimit këshillor të fierit shprehet : "Në finale sasitë e eksportuara, të certifikuara nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë Fier dhe Lushnje janë rreth 9 mijë tonë. Krahasuar me periudhën e vitit të kaluar ka një rënie rreth 2 mijë tonë."

Ekspertët e bujqësisë, thonë se për shkak të kushteteve atmosferike që shoqëruën fundin e vitit të kaluar dhe muajt e parë të 2018, kanë vonuar me 2 deri tre javë prodhimin në sera

Rreth 5000 ha tokë bujqësore dhe qindra hektare sera u dëmtuan gjatë periudhës së përmbytjeve në qarkun Fier ku zonat më të prekura kanë qënë Frakull , Kafaraj, Bishan, Qarr, Ferras etj.

Efektet e përmbytjeve/ Bien eksportet dhe prodhimi bujqësor në Fier

Login to post comments