Kush janë dy shqiptarët që u kapën në Spanjë me 1 ton kokainë

Tuesday, 01 May 2018 09:06

Një dite pas aksionit te madh me sekuestrimin e 1 ton kokaine ne Spanje dhe sekuestrimin e 1.5 mln eurove, teksa u godit ajo qe u quajt mafia shqiptare ne Spanje, dalin emrat e dy shqiptareve.

Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptaret cilësuar si kapo te rëndësishëm te bandës se trafikut te kokainës jane Julian Deblini (i lindur në Shqipëri) dhe Dritan Gradica (me kombësi shqiptare).

Te arrestuarit e tjera jane Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.

Kjo organizatë, sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët futnin sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza me kapacitet të madh” që simulonin një shërbim të specializuar transporti.

Login to post comments