“Më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”.
Ky është kërcënimi i hapur që një shqiptar i pabindur, i ka bërë në sy të agjentëve të policisë italiane, të cilët e arrestonin pas padisë së ngritur nga e fejuara e tij, po shqiptare.
Sipas mediave italiane, të cilat nuk kanë publikuar emra të çiftit shqiptar, por vetëm moshën e tyre, mësohet se arrestimi i shqiptarit 26-vjeçar u bë pasi e ka kërcënuar të fejuarën e tij me thikë.
E fejuara e tij 24 vjeçare ka lajmëruar policinë e cila e ka gjetur të rene të traumatizuar dhe me një hematomë në krah, shkaktuar sipas saj, nga i dashuri i saj gjatë grindjes.
Sipas mediave italiane, ajo është shprehur se i fejuari i saj prej disa kohësh ishte xheloz për të, madje kishte ushtruar dhunë fizike.
“Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj” dhe “K***ë… më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”, është shprehur në shqip 26-vjeçari në sy të agjentëve policorë.
Policia e shoqëroi shqiptarin në komisariat dhe nga verifikimet, u zbulua se ai kishte precedentë të mëparshëm penal për ushtrim dhune.