Shqipëria vendi më pagat më të ulta në Evropë

Tuesday, 01 May 2018 14:59

Në tregun e punës në Shqipëri pagat janë një aspekt shumë i veçantë nëse do të krahasojmë me pjesën tjetër të Evropës.

Pagat e ulta në vend kanë arritur të prodhojnë një varfëri absolute.

Nga të dhënat kuptohet se në Shqipëri kjo normë fiksohet në pak më shumë se 5%. Për ata që punojnë në sektorin informal, norma është gati 5 herë më e lartë se ata që janë të formalizuar.

Varfëria e vendit është ajo nën 3.1 dollarë për person në formën e paritetit të fuqisë blerëse, pra të asaj se ç’mund të blesh me 3.1 dollarë dhe jo vetëm 3.1 dollarë si të tilla, pasi në vende të ndryshme, çmimet janë të ndryshme, duke e ndryshuar tërësisht vlerën e shifrës si të tillë, shkruan “scan”.

Një raport i pak kohëve më parë i Bankës Botërore tregonte se, shqiptarët kanë pagat më të ulta në Europë, të shprehura në fuqisë blerëse, madje sa 68.6% e pagave të shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listë pas Shqipërisë në kontinent.

Në krahasim me malazezët pagat e shqiptarëve në fuqi blerëse janë sa 50.8% e tyre. Në terma më banalë, në rast se një shqiptar i Kosovës mund të blejë 6 pako makarona dhe një malazez 8 të tilla me pagën e tij mujore, një shqiptar i Shqipërisë mund të blejë vetëm 4 pako makarona në muaj me pagën e tij.

Login to post comments