Nëna ngre në këmbë policinë e Tiranës, arsyeja është e bija

Tuesday, 01 May 2018 17:23

Një nënë e re ka alarmuar policinë pasi vajza e saj vetëm 14 vjeç i ka ikur nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë ku nëna 34-vjeçare ka bërë një kallëzim në polici se vajza e saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.04.2018, shtetësia A.C., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj B.C, vjeçe 14, banuese në Tiranë.

Punohet për gjetjen e saj. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Login to post comments