Bie poshtë portali "Mësues për Shqipërinë", Sindikata: Është abuziv

Tuesday, 01 May 2018 17:38

Mësuesit nuk kanë të sigurt vendin e punës kështu deklaron për mediat kreu i sindikatës së Arsimit Nevruz Kaptelli.

Për Kaptellin përmirësimi i sektorit vjen vetëm duke rritur pagat dhe duke punësuar mësues sipas mesatares se provimit të shtetit, jo përmes portalit “mësues për Shqipërinë” i cili sipas tij lë vend për abuzime.

Lidhur me vendosjen e mesatares 7 për maturantët që aplikojnë për mësuesi, kreu i Sindikatës kërkoi rritje deri në 8 në mënyrë që në sistem të futen student të aftë.

Ndër të tjera Kaptelli kërkoi që gjatë hartimit të buxhetit për vitin e ardhshëm duhet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Sindikatës.

Login to post comments