Një zjarr që ka përfshirë kabinën elektrike të një pallati shumëkatësh në zonën e Plepave në Durrës ka shkaktuar panik mes banorëve.
Flakët kanë përfshirë hyrjen e pallatit pasditen e sotme dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Në pamjet filmike që publikon “DurrësLajm” duket se kabina elektrike është shkrumbuar tërësisht, duke lënë banorët pa energji në këtë ditë feste.
Banorët kanë deklaruar se i ishin ankuar që dy javë më parë administratorit të pallatit, pasi ndjenin erë djegësirë, por u desh zjarri i sotëm, që të bëhej stakimi i energjisë për të zbuluar shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.