Dy shpërthime janë dëgjuar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ka qenë ora rreth 02.00 kur është vendosur një sasi eksplozivi në një banesë. Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit F.B, 30 vjeç qe ndodhet pranë komisariatit.
Shpërthimi ka qenë tejet i fortë ndërkohë që ka dëmtuar dy katet e pallatit. Për pasojë disa banesa janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë duke marrë në pyetje dhe të riun që jetonte në banesën që iu vu eksploziv.
Ai është shprehur se nuk di të ketë konflikte. Mamaja e tij është dërguar në spital pasi është tronditur. Ndërsa, shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë në afërsi të Bashkisë së Vlorës.
Informacionet paraprake
Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.