×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

OBSH përcakton qytetet më të ndotura në Evropë

E mërkurë, 02 May 2018 15:05

Nëntë në çdo 10 persona kudo në botë, thithin ajër që mban nivele të larta ndotjeje me pjesën më të madhe të kryeqyteteve evropiane, mes atyre që kanë dështuar të arrijnë nivelet e duhura të cilësisë së ajrit.

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, sipas të dhënave të OBSH, është një qytet i ndotur, por pozicionohet në mesin e renditjes në një nivel me qytete si Zagrebi, Budapesti, Vilniusi, Varshava, Bukureshti, Moska etj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, rreth 7 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ekspozimit ndaj pjesëzave të dëmshme në ajrin e ndotur që hyjnë thellë në mushkëri dhe në sistemet kardiovaskulare, duke shkaktuar probleme shëndetësore, mes të cilave kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe infeksionet në rrugët e frymëmarrjes.

Në qytetet e vendeve të pasura të Evropës, ajri i ndotur është përkthyer në jetëgjatësi më të ulët. Të dhënat më të fundit të OBSH për cilësinë e ajrit, mbulojnë më shumë se 4300 qytete në 108 vende të botës, duke treguar se përqendrimi i pjesëzave të dëmshme që njihen si PM10 dhe PM2.5 është i lartë. PM 2.5 përfshin ndotës si sulfati, nitrati dhe qymyri i zi, që përbën edhe rrezikun më të madh për shëndetin e njeriut.  WHO këshillon vendet të reduktojnë ndotjen e ajrit në vlera prej 20 mikrogramësh për metër kub për PM10 dhe 10 mikrogramë për metër kub për PM 2.5.

Të dhënat tregojnë se shumica e kryeqyteteve evropiane po dështojnë në arritjen e këtyre nivele të rekomanduara. Talin në Estoni, Stokholmi në Suedi dhe Dublini në Irlandë kanë regjistruar disa nga rezultatet më të mira, ndërsa Ankaraja në Turqi, Shkupi në Maqedoni dhe Tbilisti në Gjeorgji, janë qytetet që gjenden më larg objektivave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...