Mediat Helene kanë raportuar vdekjen e një 31-vjeçari shqiptar në Halkidiki të Greqisë.
I riu ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, dhe që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet greke dhe raportimet e medieve helene.
Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.
Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.