Morinë, në pranga shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë (EMRI)

E Enjte, 03 May 2018 09:23

Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi kosovar, i cili ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

28 vjeçari Kastriot Rashani, banues në Vushtri, Kosovë, u kap në Morinë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman” informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 12:08
Login to post comments