Zi në Policinë e Shtetit, efektivi humb jetën

E Enjte, 03 May 2018 14:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një persona ka gjetur vdekjen.

Siç bëhet me dije, ka humbur jetën 57-vjeçari, i cili është një punonjës policie i identifikuar si Ded Shkalla.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si Zalli i Kirit, ku policia është mbytur aksidentalisht në lumin e Kirit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të mbytjes.

Login to post comments