Nga ky muaj qytetarët duhet të paguajnë detyrimet e para që rrjedhin nga përllogaritja e re të takës së pronës.I ftuar në studion e TV SCAN Drejtori i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë pranë Ministrisë së Financave, Enton Duro, bën me dije se detyrimet në Tiranë dhe Durrës do të jenë të bashkëngjitura në faturën e ujit, ndërsa në qytetet e tjera, do të mblidhen me metodën e vjetër deri në përfundim të Kadastrës Fiskale.
Nga pagesa e taksës së pasurisë janë të përjashtuar disa kategori si pensionistët e vetëm dhe grupe të tjera vulnerabël. Ndërkohë, nëse qytetarët përballen me shuma për të cilat nuk janë dakord, mund të ankimojnë detyrimet e tyre.
Qeveria parashikon që deri në vitin 2020 të përfundojë kadastrën fiskale, ku do të ndërtohet një database e qartë e 4 milion pronave në të gjithë vendin dhe që do ta lehtësojë këtë proces.
Të ardhurat do të mblidhen nga pushteti vendor dhe do të shkojnë në buxhetin e tyre.