Nëna: Kur e mora në krah ishte pak i këputur nga këmbët dhe tek duart.
Ngjarja ka lënë gjurmë të forta edhe tek 6 vjeçari, që sipas Dafinës, ka frikë të dalë nga dera e shtëpisë ndërsa kohët e fundit ka shfaqur edhe shenja agresiviteti.
Nëna: Djali u trondit jashtë mase. Bënte sikur ishte i çmendur, duke më goditur me grushte. Unë kam frikë të dal në Thumanë prej atij vet. I lutem shtetit që të ma zhdukë prej Thumane.
Por marrëdhënia e ngatërruar me familjen Toçi i ka rrënjët vite më parë, ku Dashamiri siç shprehet e ëma e djalit, ka qëlluar me armë zjarri xhaxhin e bashkëshortit të saj. Ngjarje për të cilën ai ka kryer edhe burg.
Banor: Problematik ka qenë.
Siç tregojnë banorët, Dashamir Toçi ka qenë tri herë i shtruar në psikiatri por me insistimin e familjarëve ai ka dalë prej aty dhe endej rrugëve të Thumanës. Jashtë kamerave, ata apelojnë për largimin e kësaj familje ndërsa ngjarja rikthen debatin nëse persona të tillë duhet të izolohen dhe rehabilitohen në spitalet e posaçme apo të lihen të lirë duke u kthyer në rrezik potencial për komunitetin.