Deputetët gjermanë vizitojnë gjykatësit e mbetur të Gjykatës Kushtetuese

Premte, 04 May 2018 10:58

Përfaqësues të Bundestagut gjerman, deputetë të landeve dhe njëkohësisht nënkryetari i partisë së Merkel në CDU, po zhvillojnë një takim në Gjykatën Kushtetuese.

Zhvillimet në Shqipëri, në kuadrin e të drejtës dhe situata e reformës në drejtësi, dhe në këtë Gjykatë me mungesë gjyqtarësh, mësohet nga burimet të ketë qenë temë e bisedës mes politikanëve gjermanë dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

E vetmja që ka kaluar vettingun nga Gjykata Kushtetuese është Vitore Tusha, ndërkohë që nuk u konfirmuan nga Shkalla e Parë dy prej anëtarëve të rojes së Kushtetutës.

Tashmë presin vettingun nga kjo gjykatë edhe gjyqtarët Bashkim Dedja, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha. Për këtë të fundit në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka nisur numërimi mbrapsht i orës, pasi në orën 11.00 të datës 7 maj Hoxha është në radhë për të dalë para vettingut.

Por, ndërsa edhe kjo e premte ishte e zezë për Xhoxhajn, për prokuroren e Apelit, Fatjona Memçaj ishte një ditë ogurbardhë. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli konfirmimin në detyrë për magjistraten Memçaj, e cila pasi kaloi në filtrat e trefishtë të vettingut, rezulton të mos ketë pasuri të pajustifikuara e të fshehura, ka lidhje të përshtatshme dhe është e aftë profesionalisht.

Të shkarkuar nga Vettingu

  1. 1. Fatos Lulo , gjyqtar kushtetues
  2. 2. Altina Xhoxhaj , gjyqtare kustetuese
  3. 3. Besim Trezhnjeva, gjyqtar i apelit

4 . Besa Nikehasani , prokurore e Apelit

Konfirmuar në detyrë

  1. 1. Vitore Tusha, gjyqtare kushtetuese
  2. 2. Fatjona Memçaj, prokurore e apelit

Del ne daten 7 maj

  1. 1. Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues/Top Channel
Login to post comments