Itali/ Policia arreston dy shqiptarë, kërcënuan rumunin se do ta vrisnin bashkë me familjen

Premte, 04 May 2018 12:26

Policia italiane ka arrestuar tre persona pasi akuzohen se kanë  grabitur dhe rrëmbyer një rumun. Ngjarja në fjalë ndodhi vjeshtën e vitit të kaluar. Sipas raportimeve të mediave italiane Luca Strapoli nga Volpiano, kishte kërcënuar punonjësin e tij që të japë dorëheqjen, në të kundërt do ta vriste bashkë me familjen e tij.

Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, Florent Ndreu, 32 vjeç dhe Arben Turtelli, 42 vjeç, shkruan “Repubblica”

Po si nisi ngjarja? Mediat italiane raportojnë se gjithçka nisi sapo punonjësi rumun i kishte kërkuar italianit pagën e tij që i detyrohej. Por Strapoli nuk e priti mirë këtë kërkesë, ndërsa bashkë me dy shqiptarët e kërcënuan punonjësin.

“Nëse nuk firmos dorëheqjen, do të vrasim ty, gruan dhe djalin tënd”, mësohet të jenë shprehur autorët, duke tentuar që t’i merrnin firmën e dorëheqjes. Fill pas kësaj ngjarje ata i morën atij portofolin dhe celularin. Sapo u arratis, rumuni denoncoi ngjarjen në polici, ndërkohë që pas hetimit të autoriteteve u bë e mundur edhe arrestimi i këtyre personave. Të tre këta persona akuzohen për ‘grabitje dhe rrëmbim personi’.

Modifikuar më Premte, 04 May 2018 12:39
Login to post comments