Një aksdent i rëndë sapo ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.
Shtetësja Burbuqe Dervishi është përlasur nga një makinë e tipit “Benz”, dhe më pas është tërhequr zvarrë rreth 100 metra. Policia bën me dije se shoferi ka ndaluar dhe e ka dërguar në spital kalimtaren e plagosur. Gruaja është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.