I vihet zjarri një banese në Vlorë, pronari zotëronte ….

Saturday, 05 May 2018 14:25

Paraditen e sotme në qytetin e Vlorës I është vendosur zjarri një banese . Mendohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Sipas raportimeve mësohet se pronari i banesës gjithashtu posedon një skaf dhe një gomone, të cilat i përdor gjatë sezonit turistik.

Burime policore bëjnë të ditur se objektivi i zjarrvënësit ka qenë pikërisht djegia e dy mjeteve, që ndodheshin në oborrin e shtëpisë.

Policia dhe zjarrfikësja kane qene menjëherë ne vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se një person ka hedhur lëndë djegëse nga pjesa e jashtme në drejtim të oborrit dhe më pas i ka vendosur flakën.

Login to post comments