Foto/ Tre muaj pas tragjedisë, familja Preka ngre një memorial në vendin e aksidentit

Saturday, 05 May 2018 15:54

Kur kanë kaluar më shumë se 3 muaj që nga aksidenti tragjik në Velipojë i familjes Preka, ku humbën jetën babai dhe tre fëmijët, familjarët kanë përkujtuar sot të afërmit e tyre të ndjerë.

Është Gonxhe Preka, motra e babait që vdiq në aksident Edmond Preka, që në një status në Facebook, tregon se familjarët kanë ngritur një memorial në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes së tyre.

Eh mor vllai jem ca na bane kshu o jeta e motrës na shkatërrove për këtë jetë. Qofsh në mbretërinë e të madhit zot o engjëjt e mi”, shkruan Gonxhe Preka, halla e fëmijëve

Në shkurt të këtij viti një aksident tragjik i mori jetën babait Edmond Preka 43-vjeç dhe Noemi 10-vjeçe, Ajseli 5-vjeçe dhe Rajani 8-muajsh. Nga aksidenti mbijetoi vetëm nëna Evisa Preka.

Capture

Login to post comments