Rreth 100 ha pyje me pisha mbi 50-vjeçare do të priten për të krijuar një zonë minerare, por banorët e Plasës, fshati në bashkinë e Maliqit kundërshtojnë këtë vendim.
Ata kanë protestuar mëngjesin e të shtunës duke thënë se kjo do t’i lërë pa ujë dhe do të shkaktojë rrëshqitje të tokës.
“Do rezistojmë derisa të rishikohet kontrata me subjektin. Leja për nxjerrjen e hekur-nikelit në pyjet e Plasës është dhënë nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikes dy vite më parë”, thonë banorët.