Edhe pse e kanë mbushur Tiranën në çdo centimetër me kulla gjatë gjithë kësaj kohe që gjoja kishte moratorium të ndërtimeve në kryeqytet, të babëzitur Rama dhe Veliaj kanë dhënë një tjetër lajm shumë të keq sot për qytetarët e Tiranës.
Kryeministri njoftoi se tashmë do të nisë dhënia e lejeve të ndërtimit për qindra kulla të reja, të cilat pritet të ndërtohen përgjatë dy kaheve të Bulevardit të ri të Tiranës.
Çdo ditë e më shumë këta po i marrin çdo centimetër gjelbërim dhe po i mohojnë ndriçimin e diellit qytetarëve, vetëm e vetëm që të gllabërojnë sa më shumë nga paratë e shqiptarëve apo edhe për të majmur oligarkët ndërtues të tyre.
Ky njoftim i Kryeministrit ka edhe një tjetër objektiv nga prapa. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë raporti i DASH tha se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe ta pastrimit të parave të pista të krimit, i cili një pjesë të mirë të fitimeve e investon në sektorin e ndërtimit.
Rama dhe ushtari i tij besnik Veliaj e kanë vendosur që të futen në histori si firmëtarët e projektit kriminal anti-urban, si në asnjë prej kryeqyteteve të Europës. /55news.al/