Prokuroria spanjolle në Pontevedra ka mbyllur hetimet për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë që trafikonte heroinë nga Evropa Lindore drejt Spanjës gjatë vitit 2016.
Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.
Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes 6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara.
Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve. Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë.
Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës.
Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja.
Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.
Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë
. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro. Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin.
Kurse mediat spanjolle shkruajnë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.