×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestohen 17 persona, 5 në kërkim ja emrat dhe akuzat

E Enjte, 05 Prill 2018 14:34

Pas një operacioni ‘’Forca e Ligjit’’ , policia ka ndaluar 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi.

Ky operacion ka goditur një grup kriminal në Tiranë në fushën e kontrabandës, ku policia ka mundur të sekuestroi kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh.

Njoftimi i policisë

Operacioni “Forca e Ligjit” godet një tjetër grup të strukturuar kriminal që operonte në Tiranë në fushën e kontrabandës

Policia ka ndaluar 17 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, si anëtarë të këtij grupi

Sekuestrohet kafe, koli me cigare, automjete dhe shuma të mëdha lekësh.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Forcën e Posaçme për Operacione Speciale në D.V.P Tiranë, finalizoi me sukses operacionin “Kontrabanda 2018”. Grupi ndiqej prej disa muajsh me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i 17 shtetasve në kryeqytet, mes tyre të proceduar edhe më parë:

• Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë.

• Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë.

• Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

• Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.

• Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

• Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.

• Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

• Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

• Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

• Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.

• Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.

• Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.

• Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, por për shkak të specifikës së hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitetet.

Arrestimi i anëtarëve të dyshuar të këtij grupi kriminal, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm për veprat penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Çdonjëri prej të ndaluarve kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregëtues dhe apo magazinues malli.

Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;

• 2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volkswagen Passat’;

• 28 telefona të markave të ndryshme;

• 105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;

• 300 mijë lekë, etj.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim, transportim i mallrave që janë kontrabandë dhe Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Modifikuar më E Enjte, 05 Prill 2018 14:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...