Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Laprak në Tiranë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një lavazho.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur katër persona të plagosur. Ku një prej tyre ndodhet në reaminacion dhe pas një operacioni ai ka humbur njërën këmbë.
Po ashtu 3 të plagosurit e tjerë janë nën vëzhgim nga mjekët dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se peroni i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, është arrestuar dhe është identifikuar si Florenc Piçari 27 vjeç.
‘BMË’ përfundoi në lavazh, disa te plagosur. Shoferi: Më preu rrugën një… (pamje)
Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e Laprakës, ku një makinë ka përplasur një tjetër dhe disa kalimtarë pasi ka përfunduar në një lavazh. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Shoferi i një mjeti “BMË X5” mësohet se ka humbur kontrollin pasi ka qene me shpejtësi dhe ka përplasur një tjetër mjet e më pas kalimtarët.
Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
Shoferi i ‘BMË’ ka thënë për policinë se ishte detyruar të përfundonte në lavazh pasi ‘një fëmijë më preu rrugën’, raporton “report tv”.