Ke udhëtuar jashtë vendit, ke blerë mallra e produkte për konsum personal dhe nuk di sesa do të taksohesh në doganë? Është një pyetje që ngrihet jo pak herë, vecanërisht me afrimin e stinës së ngrohtë, kur shtohen udhëtimet në fundjavë.“Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata”, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.Sipas këtij institucioni, vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) eshte sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:Udhëtarët në rrugë tokësore: 300 euro për çdo udhëtarUdhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare: 430 euro për çdo udhëtarPër udhëtarët nën 15 vjeç: 150 euroGjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare. Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.Kujdes!Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar. Ekonomix.al