×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Premtonte viza amerikane për 8 mijë euro, pranga punonjëses së "Interpolit"

Hënë, 07 May 2018 12:41

Një grua nga Lezha është arrestuar, pasi premtonte viza amerikane në këmbim të 8000 eurove. Pranvera Stojani, 48 vjeç, u ka marrë nëpërmjet mashtrimit 2 shtetasve 8 mijë dhe 3 mijë euro duke u premtuar viza amerikane.

Ajo thoshte se ishte punojnëse e interpolit dhe se mund t'ua siguronte lehtesisht vizën. 

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :

– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 13:02
Login to post comments