Mbi 500 efektivë të policisë kanë paraqitur dorëheqjet nga radhët e Policisë së Shtetit gjatë këtij muaji. Ndonëse ata i justifikojnë largimet për arsye personale , duket se vettingu po i jep rezultatet e para.
Burime të 55news.al thonë se pjesa më e madhe janë nga ata efektivë që në karierën e tyre kanë punuar në sektorin e Policisë Rrugore.
Afati i përfundimit të dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit është në mesnatë, deri më tani mbi 95% e efektivëve i janë përgjigjur ligjit të Vettingut.