Kjo është lezhjania që mashtronte me vizat amerikane (FOTO)

Hënë, 07 May 2018 17:58

Policia e Lezhës vuri në pranga ditën e sotme një grua, e cila kishte mashtruar duke premtuar viza amerikane në këmbim të lekëve.

Siç bëhet me dije bëhet fjalë për Pranvera Stojani 48 vjeçe nga Lezha, e cila prezantohet si punonjës Interpoli dhe u premtonte njerëzve se do t’i çonte në Amerikë.

Njoftim i policisë

U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për “Mashtrim”

Nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me inisiativë shtetasia :

– Pranvera Stojani, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.

Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.lezhjania.jpg

Login to post comments