Denoncimet për listën e barnave – Toma: Mungojnë alternativat, fondi hartoi kontrata të njëanshme

Hënë, 07 May 2018 19:34

Hyrja në fuqi e listës së barnave të rimbursueshme më 5 maj ka bërë që farmacitë të pësojnë humbje të konsiderueshme, për shkak të stokut dhe të barnave të blera me çmimin e listës së vjetër. Në një dalje për mediat, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, ka denoncuar faktin se kjo listë nuk është konsultuar me farmacistët si dhe mungesën e shumë alternativave.

Më tej farmacistët denoncojnë faktin se kontratat e lidhura me fondin janë të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin.

Lisa e re e barnave të rimbursueshme përmban 36 preparate të reja ku vetëm 16 prej tyre janë me princip aktiv dhe 20 të tjerat janë alternative. Fondi për rimbursimin e barnave për 2018 është në vlerën e 10.4 miliardë lekë.

Login to post comments