Robert Ndrenika: Teatri Kombëtar është ‘Jerusalemi ynë’, por kryqëzatat duan ta mbysin

Hënë, 07 May 2018 20:05

 Gjatë një takimi në Teatrin Kombëtar, artistët janë shprehur sërish kundër prishjes së godinës së këtij institucioni, por restaurimit të tij.

 

Aktori dhe artisti i Popullit, Robert Ndrenika tha se më e shenjta nga të gjitha është toka e këtij teatri. Ai tha se Teatri Kombëtar është ‘Jerusalemi’ i artistëve të cilin duan ta mbysin ‘kryqëzatat’.

“Nuk di të jetë konsultuar. Një arkitekt me tha ajo që pashë nuk vlen as për teatër të Lezhës, por unë si minimalist e pranova. Duhet të jenë në diskutim edhe prishja edhe ndërtimi, të behët një teatër i mirë që të rrojë 500 vjet.

Megjithatë unë mendoj që toka e këtij teatri është më e shenjta. Ky është Jerusalemi jonë të cilën duan ta mbysin “kryqëzatat”. Tani për ne që kemi ka 70-80 vjet këtu, nuk është gjynah që të vijnë 3-4 biznesmenë dhe ta marrin e ta shesin këtë tokë?! Kjo nuk ka logjikë. Prandaj ne të mbrojmë tokën se kjo është e jona, e komunitetit”- tha Ndrenika.

Login to post comments