Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Gjunkshi, jep alarmin se është cenuar siguria kombëtare.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura kërkon përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen e radarëve në një kohë që partnerët ndërkombëtarë dhe vendet fqinje kapin çdo ditë sasi të mëdha të lëndëve narkotike që nisen nga Shqipëria.
Deputeti i PD-së shpreh keqardhje për problematikën e shfaqur në kontrollin ajror dhe detar të një vendi të NATO-s siç është Shqipëria, aq më tepër në një kohë që vendi aspiron të çelë negociatat me Bashkimin Europian.