Një ngjarje e rëndë është shënuar dy ditë më parë në Rodos të Greqisë.
Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, i cili ka ndërruar jetë pasi ra me kokë në një pishinë të zbrazur nga kati i dytë i një skele.
Emigranti punonte me bojëra në skela në sektorin e ndërtimit, si shumica e të rinjve shqiptarë që emigrojnë nga vendi i tyre për një jetesë më të mirë.
Sipas burimeve ekskluzive për JOQ.al, i riu shqiptar kishte ardhur nga Selaniku në Rodos për punë dhe kishte vetëm pak kohë që ishte bërë pjesë e firmës greke së ndërtimit.
Një shqiptar i zonës, i cili ka raportuar ngjarjen e rëndë për JOQ është shprehur se gazeta lokale e Rodosit nuk e ka publikuar si lajm.
Ai shton se skela nuk kishte mjaftueshëm siguri dhe se punëdhënësit e tjerë u kishin dhënë pushim punonjësve të firmave paralele të ndërtimit aty pranë se i frikësoheshin një kontrolli.
Burime për redaksinë tonë deklarojnë:
Përshëndetje JOQ, një tjetër shqiptar 26 vjec vdiq sot ne Rodos, Greqi pasi u vra ne pune pardje. Punonte ne ndërtim dhe ra me koke nga lartësia.
Nga kati dyte ne pishine me koke. Pishina ishte bosh, ishte duke punuar me bojera. Skela ishte pa pike sigurie. Ne gazeten e rodosit nuk u dha ky lajm se per cdo vjedhje qe behet e nxjerrin direkt shqiptari kështu ashtu, kurse per kete qe u vra ne pune nuk shkruajten asgje.
Biles dje na than mos te punojme se kishin frik per kontroll. Mora vesh qe kishte ardh nga Selaniku ne Rodos per pune. Pak kohe kishte qe kishte filluar pune këtu.