Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor ku janë përfshirë disa makina. Ngjarja ka ndodhur të dielën në autostradën AK në afërsi të lokalitetit Humlikon, rrethina e Winterthurit, Zvicër. Pesë të tjerë kanë janë aksidentuar rëndë, shkruan 20minuten.ch
Raportohet se 42-vjeçari është një shqiptar nga Komuna e Deçanit. Mësohet po ashtu se bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa vajza, është lënduar më lehtë, shkruan albinfo.ch
Sipas të dhënave paraprake të policisë në një vendndalim në autostradë, nga shkaqe ende të panjohura, ka ndodhur përplasja e fuqishme e disa automjeteve. Nga ky aksident ka humbur jetën shoferi i njërës prej makinave.
Ndërkohë pjesa e autostradës në mes të lokaliteteve Henggart dhe Adlikon është bllokuar nga të dyja anët, ndërsa është liruar vetëm pas disa orësh.
Në ndihmë të të aksidentuarve janë mobilizuar, veç autoambulancave, edhe një helikopter i Rega-s dhe një i Ndihmës Ajrore nga Gjermania, të cilët kanë bartur të pësuarit në spitale.