Një 18 vjeçar i përshirë në një konflikt ditën e djeshmë rreth orës 21:20 në lagjen Partizani në Elbasan është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
Adoleshenti ishte përfshirë në një konflikt me një 47 vjeçar dhe pas dnërhyrjes së policisë është larguar menjëherë nga vendngjarja duke braktisur një çantë dore që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohej.
Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër, dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetast B.R.