Vettingu në polici/ Ja sa efektivë dhanë dorëheqjen

Tuesday, 08 May 2018 13:17

Dje ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve të Vettingut në Policinë e Shtetit dhe drejtoritë rajonale kanë bërë një bilanc paraprak sipas të cilit nga 2300 punonjës të Policisë së Tiranës, 44 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen.

Efektivët e policisë kanë deklaruar në formular të ardhurat vit pas viti dhe çdo pasuri që disponojnë. Vettingu në Policinë e Shtetit, njësoj si ai në drejtësi, shihet si një premisë e cila do identifikojë punonjësit me integritet profesional dhe të pa implikuar me krimin e organizuar.  Kush nuk justifikon pasuritë përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, ndërsa çështja më pas iu kalon institucioneve ligjzbatuese në vend.  

Login to post comments