Posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit. Nuk dihet ende se sa dokumente janë marrë dhe mënyra si janë marrë, por policia pritet të zbardhë detaje nga ngjarja. Policia ka dhënë një informacion paraprak. “Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë, po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në informacionin e shpërndarë nga policia.