Ish-oficeri Dritan Zagani, i cili sot ndodhet për azil në Zvicër është shprehur për Syri.net se nuk mund të kthehet në Shqipëri, pasi i rrezikohet jeta.
Zagani ka deklaruar se me këtë drejtësi që ekziston në vendin tonë do të ishte e pamundur.
Sipas tij nëse ai do të vijë në Shqipëri në këto momente atëherë kjo përkthehet dënim me vdekje sepse Edi Rama e ka shpallur armik.
‘Në Shqipëri dihet nëse Rama të shpall armik je armik, sepse Tahiri dihet që më ka shpallur armik. Edi Rama më ka shpallur armik dhe gjykata duhet të më dënojë. Por që të më dënojë gjykata duhen prova, dhe sipas tyre unë kam shpërdoruar detyrën sepse kam bashkëpunuar me partnerët. Unë nuk mund të vij asnjëherë në Shqipëri të dëshmoj me këto institucione, sepse në rast se unë vij aty do të thotë dënim me vdekje për mua. Me këtë shtet nuk vij, sepse Edi Rama më ka shpallur kriminel. Unë jam jashtë Shqipërisë për hall jo për qejf, sepse si mua ashtu dhe familjes time jemi kërcënuar me jetë’, tha Zagani.