Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin më të rinj, korçarët dhe gjirokastritët jetojnë më gjatë
Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e uleta në rang vendi.INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.
E kundërta ndodh me qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. ( shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete sipas mjekëve i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.
Në të kundërt gjirokastritët dhe jorçarët jetojnë më të gjatë gati 3 vite me shumë se mesatarja e republikës.Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6 % të popullsisë respektive.
Për sa i përket grupmoshës së të rinjve diferencat janë më të dukshme: qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1 %, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1 % të popullsisë respektive. Monitor