×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rekord/ Euro zbret nën 127 lek

E mërkurë, 09 May 2018 17:20

Euro ka vazhduar rënien edhe gjatë ditës së sotme, duke zbritur poshtë nivelit të 127 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i shkurtit të vitit 2009.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.86 lekë.

Rënie kjo prej 0.21 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm valutor.

Siç parashikohet tendenca e monedhës së përbashkët europiane do të vijojë të jetë rënëse, sidomos afër datës së pagesave së Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe TVSH-së. Edhe në afat më të gjatë, deri në periudhën e verës, tradicionalisht valutat dobësohen ndaj monedhës vendase.

Në të kundërt të euros, dollari në tregun e brendshëm ka pasur tendencë rritëse, duke reflektuar dhe mbiçmimin e tij në bursa. Një dollar u kuotua sot me 106.96 lekë, duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë.

euro

Login to post comments