Një 29-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Mirditë.
Siç bëhet me dije nga policia, Edison Prenga nga Repsi, ka qenë duke luajtur kalçeto dhe është ndjerë keq.
Ai ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar atak kardiak.
“Rreth orës 00:05, në Reps, në një kalçeto, shtetasi E.P., 29 vjeç banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pasur probleme shëndetësore (kardiake) dhe rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale”, njoftoi Policia. /55News.al/