Ditët e fundit vijojnë të qarkullojnë lajme se hoteli “Plazza Tirana” është shitur tek disa kompani kineze për 110 milion euro, pavarësisht se Behar Male, një prej dy aksioneve të këtij hoteli, e ka mohuar këtë lajm.
Bazuar në informationet e publikuara nga departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparences në Partinë Demokratike, emrat e kompanive janë: “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania”.
Nëse i hedhim një sy logove në tabelën e kompanive që sponsorizojnë ekipin e futbollit Partizani me drejtor Olsi Ramën, mund të shohim kompaninë “Urban Garden” e cila prej tre vitesh është edhe aksionere e klubit të futbollit të Partizanit, i cili zotërohet me 100% të aksioneve nga Gazmend Demi, aty ku Olsi Rama është Drejtor i Përgjithshëm.
Këto fakte tregojnë se lajmet se pas blerësve të objektit luksoz qëndrojnë Gazmend Demi dhe Olsi Rama nuk janë dhe aq rastësore.