Kuvendi i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit e cila ka kërkuar që të procedojë Erion Braçen, pasi ky i fundit thuhet se ka goditur me çakmak arbitrin e ndeshjes Partizani-Skënderbeu, Andi Koçi.
Në një reagim zyrtar Kuvendi i ka dalë në mbrojtje deputetit socialist duke theksuar se mbledhja e Byrosë mund të bëhet vetëm nëse deputeti pengon zhvillimin normal të seancës plenare.
“Rregullorja për Mandatin dhe imunitetin parashikon masën disiplinore vetëm në raste kur deputeti fjalë fyese apo me veprimet e tij pengon zhvillimin normal të seancës plenare. Vetëm për sjellje dhe veprime në seancën plenare Kryetari i Kuvendit thërret mbledhjen e Byrosë për masën disiplinore ndaj deputetit”, thuhet në reagimin zyrtar.