Katër shtetas shqiptarë u arratisën nga porti i Pireut, të mërkurën mbrëma, gjatë transferimit të tyre në burgjet e Halicarnassus, Chania Dy u arrestuan, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim, raportojnë mediat greke.
“Protothema” raporton se kur furgoni i policisë hyri në anije, në rrethana ende të panjohura, të paraburgosurit hoqën prangat dhe pasi oficeri i policisë hapi derën dukle i urdhëruar të burgosurit që ta ndiqnin në një vend të posaçëm në anije, ata arritën të largoheshin.
Menjëherë pas kësaj, dy të burgosur u arrestuan dhe deri më tani janë duke u zhvilluar kërkime për dy të tjerët.
Sipas informacioneve të fundit, një mjet me 11 të burgosur të huaj (jo grekë) hyri në tragetin e Eleftherios Venizelos në Chania. Në rrethana të panjohura, katër nga të burgosurit arritën të largoheshin nga garazhi i anijes. Me ndihmën e autoriteteve të portit, policia arrestoi dy prej tyre dhe ata niësn kërkimet për të gjetur dy të burgosurit e tjerë.
Sipas dëshmive, dy të arratisurit e tjerë, të cilët janë gjithashtu shqiptarë, arritën të iknin prëmes rrugës “Termopile”, jashtë portit. Të njëjtat dëshmi madje thonë se i mori një furgon, duke përforcuar dyshimet për një arratisje të planifikuar.
Ka dyshime gjithashtu se të burgosurit janë ndihmuar edhe në garazhin e anijes.