Arrestohen 4 shqiptarët në Itali, përdhunuan 27-vjeçaren nigeriane

E Enjte, 10 May 2018 10:13

Policia italiane ka vënë në pranga katër shqiptarë nga Kosova pasi akuzohen se kanë përdhunuar një shtetase nigeriane. Ngjarja është regjistruar në Tirolin Jugor, rajon autonom në Italinë veriore.

Bëhet me dije se  natën mes 3 dhe 4 majit, teksa një burrë nga Kosova ka sjellë tek tre miqtë e tij po nga Kosova një shtetase nigeriane që punonte si prostitutë.

Ajo është përdhunuar gjithë natën  duke u mbajtur jashtë orarit të pagesës dhe kundër vullnetit të saj.  27-vjeçarja është lënë e lirë në mëngjes, ku i është mbajtur edhe telefoni celular. Nigeriania i ka kallëzuar 4 shqiptarët në polici, shkruan orf.at.

Kosovarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur punonin në ndërtim. Ata akuzohen për dhunim seksual të kryer në bashkëpunim dhe janë dërguar në paraburgimin e Bozner në pritje të masës së sigurisë.

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 10:19
Login to post comments