E fundit/ Shkarkohet gjyqtari që justifikoi pasurinë me paratë e dasmës

E Enjte, 10 May 2018 13:04

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Xhafaj shkarkohet nga detyra. Vendimin e mori pak minuta më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Me shkarkimin e Hoxhës Gjykatra Kushtetuese mund të quhet e shkrirë pasi ka nglur me vetëm 3 anëtarë.

Më herët janë shkarkuar nga detyra gjyqtarët Altina Xhoxhaj dhe Fatos Lulo. Aktualisht kanë mbetur pa kaluar në sitën e vettingut edhe Bashkim Dedja dhe Gani Dizdari.

Komisioneret e vettingut përmendën se edhe Hoxha i është nënshtruar të treja filtrave të vettingut, dhe se Inspektoriati i Pasurive deklaron se gjyqtari Kushtetues nuk ka fshehur pasuritë dhe nuk ka kryer deklarim të rremë të tyre.

Por KPK theksoi komisionerja Xhensila Pine ka kryer hetim të thelluar ku edhe ka zbuluar se gjyqtari kushtetues nuk justifikon të ardhurat për rreth 1.7 milionë lekë, të përdorura për blerjen e një banese prej 112 metra katrorë në Tiranë.

KPK evidentoi se gjyqtari kushtetues kishte përfituar edhe një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekësh, ndërsa rezulton që gjatë blerjes së apartamentit kishte marrë në dy raste borxhe nga miqtë.

Avokati i tij Julian Mërtiri shpjegoi se gjyqtari kushtetues i justifikon të gjitha të ardhurat pasi në një rast gjatë ceremonisë së martesës, të afermit i kanë dhuruar 270 mijë leke. Pas argumentit se për dasmën ka edhe një kasetë filmike që nuk është marrë nga KPK , avokati justifikoi si të ardhura të pallogaritura edhe paratë e fituara nga shitja e orendive të shtëpisë në qytetin e Shkodrës.

Login to post comments